Obama di të bëjë dedikime, Michelle është me fat (FOTO)
Me një burrë si Obama, Michelle me siguri do donte të kishte çdo ditë ditëlindje. Ose nuk do donte se mbase të tillë e ka.
Ish-presidenti di të bëjë dedikime fantastike. Erdhi sërish ditëlindja e saj dhe Obama nuk ia kursen urimin publik: ”Ti s`je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi. Ti je shoqja ime më e mirë. E dashuroj forcën tënde, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde. Dhe të dua çdo ditë më shumë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Barack Obama.
E një ditë pasi presidenti i tanishëm i Amerikës e la jashtë çadrës të shoqen e të birin, ky urimi i Obamës, na kujton kohët e vjetra të presidentit kavalier.
https://www.instagram.com/p/BeEI3RjBNGl/?taken-by=barackobama