Obama mbret në Twitter
Në Twitter është ndezur lufta për sa i përket numrit të ndjekësve. Katy Perry prej gjashtë vitesh është mbretëreshë e pa sfiduar e rrjetit social me 107 milionë e 800 mijë ndjekës.
Duket se po e humbet garën. Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, është duke u bërë njeriu më i ndjekur në Twitter. Për momentin ai është në vend të dytë me 107 milionë e 600 mijë ndjekës por gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Sipas ekspertëve, ish presidenti amerikan, çdo muaj fiton gjysmë milionë ndjekës, kundrejt 130 mijëve të Katy Perry-t.
Në majën e klasifikimit të profileve më të ndjekur në Twitter, Obama është një përjashtim. Në fakt, ata që dominojnë në fushë janë mbi të gjitha yje rroku dhe idhuj adoleshentësh, si Justin Bieber, Lady Gaga, Rihana dhe Taylor Swift. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara është në distancë me 62 milionë e 800 mijë ndjekësit, pavarësisht se mban rekorde të tjera.