Olsi mes Elsamedit dhe Ambrës: “Të kam provokuar ndonjëherë?”

Pasi konsumoi sqarimin me Elsamedin, Olsi thërret Ambran dhe kërkon të sqarohet edhe me të.

“Nga ana ime ke parë ndonjë provokim ti?”, pyet Olsi Ambran.

“Jo! Unë e kam diskutuar këtë pjesën me Elin dhe i kam thënë që këtë diskutim nuk dua të ma përmendë më”, i përgjigjet ajo.

“Nëse i djeg atij, ai duhet të të mbledhë ty, nuk duhet të më mbledhë mua, se unë mbledh atë person që kam në krah”, thotë Olsi.

Duke kujtuar rastin kur Olsi kërcen mbi sustën dhe Ambra e lag me ujë nga jashtë, ajo thotë se e bëri pa ndonjë gjë të keqe. “S’kam faj unë pse të tjerët i marrin gjërat keq”, thotë ajo.

“A ka qenë ndonjë moment kur unë të kam kap, të kam fërku? Dakort, të kam parë, po sytë për të parë janë. A të kam bezdis ty? Ma thuaj që ta di unë. Unë jam në rregull me ty”, i thotë Olsi, duke shtuar se e ka ndaluar Fiorentinën që të kapte veçmas Ambran për të diskutuar për sjelljen karshi Olsit.

“I kam thënë mos e kap se i bën gjërat pa të keq”, rrëfen ai.

“Edhe unë jam në rregull, por po të më kishte kap Fiorentina do të isha distancuar”, shton Ambra.

SHKARKO APP