Olta Gixhari flet për jetën e saj: I dashuri im sekret dhe dy filmat që kam realizuar
Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara shqiptare për protagonizmin e saj. Së fundi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove të publikuara, ku duket e shoqëruar nga një mashkull misterioz, identiteti i të cilit është mbajtur sekret.
Për çështjet e e zemrës ajo ka folur hapur, duke pohuar se ndihet shumë e dashuruar. Për sa i përket jetës profesionale si aktore, ajo ka ndarë një detaj të ri në rubrikën “Ask Me” në “Instagram”. E pyetur nëse ka ndonjë projekt kinematografik në të ardhmen,
Olta është përgjigjur në këtë mënyrë: “Kam realizuar dy filma me metrazh të gjatë, të cilët mezi pres të shfaqen në kinema”. Ajo ka treguar gjithashtu se është shumë e dashuruar, duke vërtetuar kështu pak a shumë dyshimet mbi lidhjen e saj.
Kujtojmë që Olta Gixhari festoi 33-vjetorin këtë verë, më e lumtur se kurrë. Si rrallëherë, ajo zbuloi se është në një lidhje dhe partneri i saj e ka mbushur me surpriza në këtë ditë të veçantë. Ai i kishte mundësuar Oltës një hedhje me parashutë dhe videon nga ky moment aktorja e postoi në “Instagram”. “Surpriza më e papritur, më e çmendur dhe që të lë pa frymë”, shkruante Olta në postimin që bëri, duke treguar kështu me fakte se sa shumë qejf po bënte për ditëlindje. Por duket se së fundi Olta po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.
Bie në sy fakti që ajo e ka kthyer Spanjën si shtëpinë e saj të dytë dhe arsyeja pse ajo udhëton kaq shpesh drejt këtij vendi, është se atje thuhet se jeton i dashuri i saj. Tri vite pas ndarjes nga ish-i, s’ka më dyshime se Olta Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re. Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.