Olta Gixhari i bën dedikimin e ndjerë partnerit: Sa më ka marrë malli për Dorin, vdiqa!
Olta Gixhari la pas jetën në Spanjë me partnerin dhe djalin e tyre për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Teksa së fundmi në shtëpi është dëgjuar një këngë spanjolle, aktorja ka shprehur mallin për bashkëshortin dhe i ka bërë një dedikim.
“Te quiero (të dua)! Vdiqa për ty, vdiqa! Te quiero mucho mi amor (të dua shumë dashuria ime)! Sa më ka marrë malli për Dorin, vdiqa!”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se Olta u surprizua për Shën Valentin nga Dori i cili i solli një buqetë me trëndafila.