Olta Gixhari në pritje të ëmbël, zbulohet edhe gjinia e bebushit
Aktorja Olta Gixhari është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe ka organizuar një “baby shower”, në të cilën morën pjesë familjarë, të afërm dhe miqtë e aktores.
Burime për Bordo.al bëjnë me dije se Olta është në pritje të një vajze. Ajo vetë aktorja nuk e ka ndarë me publikun lajmin, por publikoi një album me foto në Instagram, ku shkroi: “Mezi pres ta ndaj me ju! Unë e di më në fund!”.
Olta e konfirmoi shtatzëninë në natën finale të “Dancing with the stars”. ”Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”.
View this post on Instagram