Olta Gixhari në rolin e prostitutës, skena të nxehta me Arben Derhemin

E nisi vitin 2016 me një puthje pasionante në teatër me Indrit Çobanin, dhe po e mbyll me një puthje të nxehtë me aktorin e njohur Arben Derhemi, në skenat hot të shfaqjes “Opera për tre grosh”, me regji të Mehmet Xhelilit. Olta Gixhari është aktorja që surprizon gjithmonë me lirshmërinë e saj skenike, dhe në këtë atmosferë festash vjen në rolin e prostitutës Xheni, në shfaqjen teatrore që po luhet këtë fundjavë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit një foto nga momentet e provave për rolin, i njëjti që luan dhe aktorja Adelina Muça. Ajo shfaqet në një skenë puthjeje me aktorin e njohur Arben Derhemi, që mediat i kanë kanë komentuar si skena “hot” mes dy aktoreve. Duke folur për rolin, vetë Olta ka treguar për personazhin e saj: “Xheni është një prostitutë që punon në bordello, dhe ka një bashkëpunim të ngushtë gjithashtu me policinë. Ka përfunduar për mbijetesë ekonomike si prostitutë, dhe i shërben pikërisht këtij kryemafiozi”.

o2

Nuk kanë munguar komentet në rrjetet sociale për aktoren, dikush prej të cilëve i shkruan: “Me Benin të paska rënë…, ai sikur ka lindur për këto role!” si dhe një tjetër komentuese që i shkruante në profilin e saj në Facebook: ”E kujt tjetër përveç teje, Olta Gixhari, do t’i shkonte ky rol? Mezi pres të të shoh të performosh!”, apo të tjerë që janë çuditur nga fotot e nxehta të aktorëve. Olta nuk ka zgjedhur të replikojë me ta, por vetëm t’u përgjigjet me një koment të tipit: “Faleminderit shumë, jam e lumtur që më ndiqni!”. Shfaqja ka dy skena erotike, por për Oltën kjo nuk është hera e parë, pasi përveç situatave të tilla në teatër, është parë në një skenë të tillë në filmin “Farmakon” me Klevis Begën (Kastro Zizon).

Në shfaqjen “Opera për tre grosh”, ajo luan pëkrah aktorëve të tjerë; Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Laura Nezha, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Anila Bisha, Rajmonda Bulku, Arjola Basho, Julinda Emiri, Gert Ferra, Genti Decka, Gent Hazizi, Igli Zarka e Xhuliano Brisku. Por Olta është provokuese jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj. Gjatë premierës “Sonte do të luajmë pa tekst” u komentua për puthjen që i bëri në gjoks koleges Olta Daku./Panorama/

SHKARKO APP