Olta krah Lelës dhe kundër Milaim Zekës: Të ka hije në këtë moshë të përfshihesh në shaka si para-adoleshent?

Milaim Zeka është opinionist i ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe sot në Instagramin e tij u publikua një video collab nga një tjetër profil, ku banorja Lela shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.

Kjo ka shkaktuar debat sesi Zeka e ka lejuar këtë video. Për këtë situatë opinionistja tjetër e spektaklit, Olta Gixhari, nuk ka qëndruar e heshtur. Përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory, ajo kritikoi ashpër kolegun e saj për këtë veprim, duke e cilësuar të papërshtatshëm dhe të dëmshëm: “Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën”, shkroi Olta.

Duke vazhduar, ajo shtoi: “Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije, Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmijë, të përfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent?”. Olta gjithashtu vuri theksin te rëndësia e mirëkuptimit dhe respektit, sidomos ndaj figurave publike që jetojnë nën presionin e kamerave 24/7: “Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme”.

SHKARKO APP