Olti bën kot si i fortë, ja çfarë krijon për Anxhelën (VIDEO)
Olti Curri, është rehat me veten e me gjithçka që i thonë, edhe pse ndonjëherë nuk është e bukur. Me të gjitha këto të jep idenë e një zemërguri që s’do t’ia dijë për asgjë e për askënd.
E keni gabim. Brenda koracës së tij prej djali të fortë fshihet një romantik i pandreqshëm. Nuk e besoni? Mund të kujtonim një listë të gjatë këngësh me fjalë të ëmbla e deklarata dashurie, që mbajnë firmën e tij. Por nuk po shkojmë më larg se teksti i fundit që ka bërë për Anxhela Peristerin “E çmendur”.
Një klithmë dashurie, një çmenduri dashurie, që edhe Anxhela e nxori nga shpirti të dielën që shkoi, teksa e prezantoi si një nga këngët konkurrente të “Kënga Magjike”.
Gjithë këto fjalë kanë dalë nga pena e moskokëçarës Olti Currit, që thellë-thellë është i ëmbël e romantik.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SrJ2SkAZvOs” width=”560″ height=”315″]