Olti Curri zbulon ofertat për Anxhela Peristerit pas Eurovisionit: Ftesë për koncert në Rusi

Anxhela Peristeri, artistja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, edhe pse nuk mori votat e jurisë profesionale për një vend të mirë në renditje, mori mbështetjen dhe pëlqimin e milonave fansave të festivalit. Olti Curri, tekst shkruesi i këngës ”Karma”, thotë se këngëtarja ka marrë ftesë për një super koncert në Rusi.

“Anxhelës i erdhi një ftesë për një super koncert në Rusi. Kam përshtypjen se Anxhela Peristeri do ketë shumë benefite nga pjesëmarrja e saj në Eurovision” , thotë Olti Curri.

Performanca e saj fitoi zemrën e publikut Eropian dhe një tërësi komplimentesh nga artistë të ndryshëm. Njëri ndër ta ishte dhe Brian Malouf, producent i njohur botëror i cili ka punuar me Madonën dhe Michael Jakson. Sipas tij vendin e parë në festival duhet ta kishte fituar Anxhela Peristeri.

SHKARKO APP