“One in a billion”, Elvana Gjata po përgatitet të “thyejë” rrjetin botëror (FOTO)
Këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, Elvana Gjata, vijon të ndjekë rrugët e suksesit ndërkombëtar, ndonëse nuk arriti të fitonte çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Së fundit, Elvana është shfaqur përrallore, me disa foto që ka publikuar nga Islanda. Por, përveç fotove, këngëtarja ka treguar në Instagram se po bashkëpunon sërish me producentin e njohur, Poo Bear.
Këngëtarja ka ripostuar një foto të producentit, i cili tregon se është kënaqësi e madhe për të që të punojë me një artiste si Gjata. Kujtojmë se me Poo Bear, Elvana ka bashkëpunuar edhe për disa këngë të tjera të njohura si, “Forever is over”, “Shade” apo “Off guard”.