Operon syrin me laser, Mel B. humb shikimin

Para pesëmbëdhjete vitesh, për të përmirësuar shikimin, ish pjesëtarja e grupit Spice Girls ka operuar syrin e djathë me lazer. Rezultati ishte tronditës… "Nuk shoh asgjë me syrin e majtë. Operacioni shkoi keq dhe më ndryshoi tërësisht jetën", tregon Mel B. Megjithatë këngëtarja 39-vjeçare nuk mendon ta vazhdoje jetën kështu dhe mendon të bëjë një transplantim të koinesë për te rifituar shikimin. Nga ana tjetër, Mel B refuzon me çdo kush përdorimin e kirurgjisë estetike, me frikën se fytyra e saj nuk do jetë më shprehëse. Nëna e tre fëmijëve mendon që në të ardhmen të birësojë një fëmijë të katërt. "Vitin tjetër do jem 40-vjeçare dhe dua një tjetër fëmijë. Nëpër botë ka aq shumë të tillë që kanë nevojë dhe ne mund t'iu japim një mundësi", ka vazhduar më tej këngëtarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?