Ornella Muti: E nderuar nëse Putin më jep nënshtetësinë ruse

Gjatë një interviste në kanalin televiziv rus “Dozhd”, aktorja e famshme italiane Ornella Muti ka zbuluar dëshirën për të marrë nënshtetsinë ruse.

“Do të isha e nderuar nëse do të merrja pasaportën ruse nga Putini. Në fillim mora lejen e qëndrimit dhe ka një muaj që po punoj për kalimin e fazës së fundit, atë të marrjes së nënshtetësisë”.

Një muaj më parë, televizioni shtetëror rus kishte njoftuar transferimin e ikonës kinematografike italiane në Moskë, ku kishte blerë një vilë në një zonë eskluzive të kryeqytetitt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të motivuar vendimin e saj, Muti kishte deklaruar për televizionin rus se e adhuronte Italinë, por sipas saj “duhet të jesh aty ku është e ardhmja. Rusia është vendi i rrënjëve të mia, i gjyshes dhe gjyshit tim, i mamasë time. Unë gjithnjë jam përpjekur të gjej te vetja ime këto rrënjë ruse”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Moskë jeton edhe i fejuari i Ornella-s, biznesmeni francez Fabrice Kerherve. Pikërisht këtu ka prezantuar kohët e fundit një linjë kozmetike të quajtur “SkinStar”. Por Muti ka edhe dy projekte të tjera profesionale, një linjë çorapesh dhe një restorant italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?