Pa filtra pa make up…Elsa Lila na habit me pamjen e saj edhe pas kaq shumë vitesh

E mbani mend Elsa Lilën kur doli për herë të parë në skenë me këngën ‘Pyes lotin’në vitin 1996? Me një pamje engjellore, lëkurë të lëmuar e portretin e një vajze të dlirët, vetëm 15 vjeç….Por edhe pse kanë kaluar dy dekada që atëherë, Elsa ka mbetur pothuajse e njëjta. Nënë e një vajze që quhet Evita, Elsa i ka lënë të 35-at dhe ka shumë vite përvojë, e megjithatë vazhdon të zgjedhë të jetë natyrale, shkruan shije.

Pothuajse pa make up, me flokë natyralë dhe e veshur thjesht dhe sport, feminiliteti i Elsës flet me gjuhën e thjeshtësisë dhe kjo ndoshta është arsyeja që koha nuk lë në fytyrën e saj asnjë gjurmë vitesh… Ndryshe nga shumë artiste të tjera, Elsa ruan një profil të ulët për sa i përket ndarjes së momenteve të jetës personale në rrjetet sociale. Ajo shfaqet rrallë, atëherë kur vërtet na merr malli për të! BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?