Pak ditë para Eurovisionit, Anxhela niset për në Rotterdam dhe publikon foton e veçantë nga aeroporti
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri është përzgjedhur këtë vit për të prezantuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”.
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e festivalit ndërkombëtar, ajo ka treguar para dy orëhs se është nisur për në Rotterdam, Holandë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar Anxhela, ku shfaqet e ulur mbi valixhe dhe duke mbajtur një flamur kuq e zi në dorë. Ndërsa vihet re që në bluzë mban të shkruar titullin e këngës përfaqësuese “Karma”.
/abcnews.al