Pak ditë pas humbjes tragjike, bashkëshortja dedikim prekës për Kobe Bryant (Foto)
20 ditë pas humbjes së vajzës dhe bashkëshortit, Vanessa Bryant zgjedh të ndajë dhimbjen me ndjekësit, përmes disa postimesh në llogarinë e Instagram-it.
Disa orë më parë, bashkëshortja e Kobe Bryant, postoi foton e së bijës shkëputur nga një prej homazheve që shoqet e klasës kishin bërë për të.
“Gianna ime. Zot sa më mungon! Kam qenë shumë me fat të zgjohesha çdo ditë duke parë fytyrën tënde të bukur për 13 vite me radhë. Do doja ta bëja këtë deri në frymën time të fundit. Mami të do shumë!”- shkruan Vanessa.
Ky postim erdhi disa orë më vonë atij dedikuar të shoqit. Përbri fotos të basketbollistit, ajo shkruan: ” Shoku im më im më i mirë! Më ka marrë malli të të dëgjoj të më thuash: “Mirëmëngjes princesh!”
Kobe Bryant, 41, vajza e tij Gianna 13-vjeç dhe 7 persona të tjerë humbën jetën më 26 janar si pasojë e një aksidenti ajëror. Bashkëshortja, Vanessa i kërkoi të gjithëve ta mbështesnin në dhimbjen e saj duke e lënë ta përjetojë sa më privatisht të jetë e mundur.