Paloma: Nuk ia vura unë bombën shkollës në Tiranë
Gjatë intervistës së saj në PopCulture, Paloma sqaroi edhe lajmin e publikuar disa ditë më parë në portale, në të cilat aludohej se ajo i kishte vënë bombën shkollës “Sami Frashëri”, në të cilën ishte edhe nxënëse.
“Kur ishte vrulli i madh i bombave nëpër shkolla, unë i rash telefonit nga shtëpia. Ky ishte gabimi ime. Por nuk e mendova gjatë. Më e bukura ka qenë kur më erdhi policia në shtëpi, sepse më kishin identifikuar. Ndërkohë që mami nuk e besonte një gjë të tillë. Kjo gjë bëri bujë nëpër lajme. Isha vetëm 15-vjeçe”
Paloma zbulon arsyen përse e bëri një gjë të tillë:
“Gjithçka e bëra vetëm se nuk kisha bërë detyrat. Kur erdhi babi fika automatin e dritave që ai të mos shikonte lajmet. Por gjithsesi e mori vesh këtë ndodhi”.