Pamela tifoze e çmendur, mbështet të dashurin 32-vjeçar (FOTO)
Pamela Anderson, ndonëse 50-vjeçe njihet si ikonë e bukurisë femërore. Prej rreth një viti Pamela po shijon lidhjen me të dashurin e saj futbollist Adil Rami.
Mbrëmjen e djeshme, aktorja e ka mbështetur nga afër të dashurin në gjysmëfinalen e Botërorit, ku Franca luante përballë Belgjikës.
”Daily Mail” ka publikuar disa foto të aktores duke bërë tifo për të dashurin e saj 32 vjeçar, duke e përshëndetur dhe me dorë në stadiumin rus të Shën Petersburgut. Franca arriti të mundte Belgjikën me rezultatin 1-0.
KOHA JONË SONDAZH

