Para Bleonës, një tjetër shqiptare paska ngrirë vezët
Showbiz E Diel, 18 Korrik 2021 00:39
Pasi Bleona Qerreti, ”trubulloi” portalet me video-t live të procesit të ngrirjes së vezorëve, një tjetër shqiptare pranon se e ka bërë këtë ndërhyrje, mesa duket para Bleonës.
E kemi fjalën për shqiptaren me famë botërore, Rita Ora e cila ka rrëfyer se ka menduar të bëjë fëmijë që në moshën 20-vjeçare, por kur është duke shkuar 27-të, ende nuk e ka një të tillë.
Kryesore është karriera dhe angazhimi profesional që ka. E megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita rrëfeu për herë të parë se ka ngrirë vezët.
“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin Sunrise.