Para se mami të dalë në skenë, shikoni çfarë bën djali i Adelina Ismailit
Lajmi se Adelina Ismaili ka vendosur të rikthehet në skenë ka qenë surprizë për fansat e këngëtares së njohur si diva e muzikës shqiptare. Pas një shkëputjeje disavjeçare që e përqendroi Adelinën në jetën e saj familjare, është momenti që këngëtarja t’i rikthehet publikut dhe dashamirësve të muzikës së saj.
Por, tani në prapaskena do të jetë edhe Uliksi, djali i saj, i cili nuk e ka të lehtë të shkëputet nga e ëma.
Në një foto të fundit të postuar nga Express, Adelina shihet me të birin në krahë para se të dalë në skenë. Edhe pse është rritur, Uliksi nuk ka ndër mend t’i ndahet së ëmës, madje mund ta shoqërojë atë në çdo koncert dhe t’i japë urimet për sukseset e radhës.