Parashikimi nga Meri Shehu për Mbretin Charles III: Dikush do tentojë t’i marrë fronin

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin se çfarë e pret gjatë mbretërimit të tij Charles III. E ftuar në emisionin ”Rudina”, ajo u shpreh se mbreti i takon shenjës së Akrepit dhe pritet që ai do të sjellë ndryshime të mëdha në çështjet ekonomike dhe ato sociale. Por Meri parashikon edhe probleme për Mbretin e ri. Ajo shprehet se dikush mund të tentojë t’i marrë fronin, por duke qenë se ai është Akrep, nuk do tërhiqet.

”Po shenja e Akrepit, me shenjë të dytë Luan, kjo do të thotë se ka edhe fuqinë dhe pushtetin e fshehtë, por edhe atë të dukshëm, Luani dhe potencën, e cila mesa pashë unë në hartën astrologjike për kuriozitetin e publikut, ai do sjellë ndryshime të mëdha në çështjet ekonomike, në ato sociale dhe mendoj se vitin tjetër do duket komplet potenca e vërtetë e mbretit Charles.

Kurse pas 3-4 vitesh me ashendenten Luan mund të japë edhe tendenca politike që do kërkojë të ndërhyjë më shumë edhe në aspektin politik. Fakti që u zgjodh me Mërkur të kundërt, dikush mund të thotë se do ketë probleme, kurse unë mendoj se jo, peshori i kundërt në Peshore, është rregullues, e rregullon figurën e tij, e sjell në një format që nuk e dinin të tjerët, por disa të fshehta mund të dalin vitin tjetër, sepse Mërkuri i tij në Akrep është në kundërshtim me hënën e tij në Dem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jenë çështje familjare, ose dikush nga familja mund të tentojë që t’i marrë fronin, ose t’u nxjerrë gjëra për interes të vet. Megjithatë unë e shikoj një mbretërim të fuqishëm, ai është Akrep, nuk tërhiqet. Plus ashendentja Luan do të thotë që do të shkojë përtej mbretërimit formal. Shikoj një figurë e cila do dalë shumë më protagoniste. Në 2023 do i japë një kthesë të rëndësishme për Anglinë, që ndoshta do ndikojë edhe më gjerë. Mbretëresha Elizabeth ishte Dem, djali Akrep, janë dy të kundërta, por e plotësojnë njëra-tjetrën. Ndihem këndshëm për fillimin e mbretërimit të mbretit Charles”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?