Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon, zbulohet edhe supriza
Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike. Ikona e muzikës dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”.
”Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja, derisa shpërfaqte ngrohtësi. Po ashtu mësohet se një këngë do të krijohet nga Çako për Simakun.
Parashqevi Simaku ka qenë personazhi më i komentuar kohëve të fundit, pas kronikë së televizionit amerikan në të cilën u shfaq artistja duke marrë ndihma.