Partneri u kap mat me shoqen e saj, Khloe Kardashian: Jeta është e shkurtër
Duket se Khloe Kardashian është gati të falë ish-partnerin e saj Tristan Thompson dhe ish-shoqen e ngushtë Jordyn Woods.
Ylli i reality-showt “Kepping up with the Kardashians” publikoi në Instagramin e saj një përshkrim ku vinte në dukje se të gjithë jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime por mund të ecim përpara dhe të rritemi.
“Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative ose urrejtëse ndaj ndokujt! Jeta është e shkurtër! Ne jemi të gjithë njerëz që përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë. Kush jam unë për të dënuar ndokënd tjetër? Po, më lejohet të ndjehem e lënduar dhe me dhembje. Do të ishte e panatyrshme për mua të pretendoja sikur nuk jam. Personalisht, nuk dua të kem një zemër të urryer. Unë dëshiroj paqen në jetën time. Nëse do të ndjeja urrejtje do të më dëmtonte deri në fund”., shkroi Khloe në Instagramin e saj pasi dëshiron që ndjekësit e saj ta dinë se synon të lërë pas gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën.
Kujtojmë se ish partneri i saj Tristan dhe mikesha e ngushtë e klanit Kardashian-Jenner, Jordyn Woods u puthën në një festë. Kjo u cilësua si një tradhëti e dyanshme dhe pushtoi mediat rozë për muaj me rradhë.