Pas 5 muajsh nga dalja e fundit, çiftet mbrëterore shfaqen bashkë
Dy çiftet mbretërore Princ Harry, dukesha Meghan Markle, Princ William dhe Dukesha Kate Middleton u panë së bashku në një dalje publike pas 5 muajsh.
Dalja e fundit e tyre të katërt së bashku daton që në muajin qershor, në festimet e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Ata ishin të pranishëm në eventin “Royal British Legion Festival of Remembrance”. Ribashkimi i tyre ka shkaktuar jo pak habi pasi vetëm pak kohë më parë në një dokumentar Princ Harry pranoi aludimet e përçarjes dhe problemeve me vëllain e tij Princin William.
Gjithashtu në media e huaja u komentuan gjatë edhe veshjet e dukeshave ku Kate u shfaq tejet elengante, ndërsa Meghan kishte zgjedhur një fustan të zi stil retro, i cili tërhoqi vëmendjen.