Pas 9 muajsh, Ariana Grande i jep fund lidhjes me artistin e njohur

Ariana Grande muaj më parë  publikoi projektin muzikor  “Boyfriend”  në bashkëpunim me Mikey Foster.

Në klipin e këngës artistët shfaqeshin në skena intime dhe pak kohë pas këngës, u konfirmua se ata ishin në një lidhje.

Por tani duket se çdo gjë ka marrë fund dhe 9 muaj pas takimit të parë, ata janë ndarë shkruan Republic World

Burimet bëjnë me dije se ata kanë ndërprerë çdo kontakt pasi vendosën të ndahen dhe shkak për ndarjen nuk është bërë ndonjë arsye e madhe thjesht ata nuk e kishin marrë aq seriozisht lidhjen e tyre.

Ariana dhe Mikey kishin një lidhje të ngushtë pasioni, të cilën për aq kohë sa e jetuan ishin të lumtur, por asgjë më shumë.

Ata nuk mendonin asnjëherë që lidhjen ta bënin serioze apo të prezantoheshin me familjarët.

SHKARKO APP