Pas daljes nga Big-u, Olta Gixhari poston foto me ”100 mijë euroshin” e saj: Sot nominoj…
Aktorja Olta Gixhari e cila la me dëshirën e saj lojën në ”Big Brother Albania Vip 2”, ka reaguar për herë të parë, dhe kjo duke postuar fotografi me djalin e saj. Olta po shijon ditët që mungoi pranë Amarit, të cilit i referohet si ”100 mijë euroshi” i saj duke treguar edhe një herë se familja për të ka rëndësi më të madhe se loja.
“Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve”, shkruan Olta.
Ajo postoi disa imazhe duke luajtur dhe përdori 2 hashtage, njëra prej të cilave i shkonte partnerit të saj. “Sot nominoj Dorin se nuk ka bërë foto të mira”, shkroi Olta.
View this post on Instagram