Pas dasmës, Afërdita Dreshaj bën ndryshimin e madh në pamje
Ceremonia e kurorëzimit me martesë në Miami e modeles Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl, u bë një prej ngjarjeve më të përfolura të këtyre ditëve. Pas dasmës madhështore, çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me postimet nga pushimet përrallore të muajit të mjaltit në Karaibe.

Mirëpo, menjëherë pas përfundimit të dasmës, Afërdita ka vendosur të bëjë ndryshimin e madh në pamje. Ajo shfaqet në një sallon bukurie teksa parukieri po merret me flokët e saj.

Në një tjetër postim, modelja shfaqet tërësisht ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim këto kohë, me modelin e ri me flokë të shkurtër deri mbi supe.


KOHA JONË SONDAZH

