Pas dy vitesh distancim, Harry dhe Meghan vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth II

Pas dy viteve distancim, princ Harry dhe Meghan Markle vendosën të bëjnë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar Mbretëreshën Elizabeth. Çifti është në Europë për lojërat e pesta ”Invictus” të Princit Harry, që do të zhvillohen në qytetin holandez duke filluar këtë fundjavë.

Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të jetonin në Kaliforni në vitin 2020, duke u tërhequr zyrtarisht nga angazhimet mbretërore.

Princi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e e gjyshit të tij, Princit Philip në prill 2021 dhe në korrik të po të njëjtit vit vendosi së bashku me vëllain e tij Princin William të zbulonte një statujë të nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?