Pas fejesës së Princit Harry reagon për herë të parë ish e dashuria e tij

Fejesa e Meghan Markle me Princin Harry është një nga ngjarjet që ka mbajtur mbërthyer opinionin publik nga e gjithë bota. Pas disa kohësh lidhje ata e zyrtarizuan fejesën e tyre vetëm të hënën. Por para se të fejohej me Meghan, Princi Harry ka qenë në një lidhje me një tjetër bukuroshe. Bëhet fjalë për Cressida Bonas, e cila ka pasur me princin Harry një histori dashurie prej 2 vitesh. Ata u lidhën në vitin 2012 por u ndanë në vitin 2014. Lidhja e tyre ka qenë mjaft publike, saqë njerëzit tani janë kuriozë të dinë se çfarë mendon Cressida për romancën e re të ish-it? Teksa kanë kaluar disa dita nga shpallja zyrtare e fejesës së Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, Bonas ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shkruhet: “Nuk ka rëndësi sa i edukuar, i talentuar, i pasur, ose i këndshëm beson se je, në fund të fundit si i trajton njerëzit ka rëndësi”.

 

SHKARKO APP