Pas fotografive të nxehta me të dashurin, aktorja turke “shpërthen” në rrjete sociale
Aktores së famshme turke, Tuba Buyukustuan ka reaguar ndaj të gjitha faqeve rozë dhe rrjeteve sociale që publikuan fotografitë e saj intime duke shijuar pushimet e nxehta me të dashurin në Bodrum.
Ajo kishte shkuar për të kaluar disa ditë me vajzat e saj binjake, por nuk mungoi edhe biznesmeni Umut Evirgen.
Në një postim në profilin e saj zyrtar, Tuba shkruan:
“A ju bëjnë këto veprime të ndiheni më mirë? A jeni njerëz më të mirë? Grua më e mrë, fëmijë më i mirë, prind më i mirë? Ndiheni më të suksesshëm? Më të lumtur? Nëse po, atëherë vazhdoni! Pranoj të bëhem pasqyra juaj”, duke iu drejtuar shkrimeve dhe komenteve gjykuese.
Duket se vendimi për të reaguar ka ardhur pasi familja e saj nuk është ndjerë mirë që fotografitë personale janë bërë publike. Aktorja Tuba Buyukustun është mjaft e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë për rolet e saj si Elifi tek “Diamante dhe dashuri” dhe “Syhan” te seriali “Xhesuri dhe e Bukura”.


KOHA JONË SONDAZH

