Pas funeralit të Mbretëreshës, Princi William ka një mesazh publik
Princi i Uellsit, William ka dhënë një mesazh publik pas funeralit të gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Këtë mesazh, William e ka dhënë në samitin e Nju Jorkut përballë të gjithë atyre që u mblodhën në samitin e inovacionit të çmimit Earthshot.
“Mbrojtja e mjedisit ishte një kauzë shumë e fortë për gjyshen time dhe e di që ajo do të kishte qenë e lumtur të dëgjonte për këtë ngjarje dhe të gjithë mbështetjen që ju po u jepni finalistëve tani të Earthshot.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, gjej ngushëllim në entuziazmin, optimizmin dhe përkushtimin tuaj ndaj Çmimit Earthshot dhe asaj që ne po përpiqemi të arrijmë”.