Pas kritikave, Cardi B tregon pse zgjodhi Kylie-n për klipin e ri

Kënga e fundit e Cardi B, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, “WAP”, përpos faktit që i bëri njerëzit të kërcejnë, nga ana tjetër nxiti edhe një reagim në Twitter në lidhje me prezencën e Kylie Jenner në një pjesë të këngës. Disa e cilësuan si të panevojshme, të tjerë e lidhën me faktin se familja Kardashian-Jenner është akuzuar për përvetësim kulture, ndërsa të tjerë thanë se prishi magjinë e videos.

Cardi B vendosi t’u përgjigjej akuzave në një seri postimesh në Twitter. ”Pse e vendosa Kylie-n në video? Ajo e trajtoi mirë motrën dhe vajzën time në festën e ditëlindjes së vajzës së saj. Travis dhe Set [Offset, bashkëshorti i Cardi B] janë miq të mirë dhe Kris Jenner më ka dhënë disa këshilla për gjëra që e kam pyetur dhe partneri i saj ka marrëdhënie të mirë me bashkëshortin tim”.

Në video, Cardi zgjodhi të ishin të pranishme emra si: Rosalía, Rubi Rose, Sukihana dhe Mulatto, përveç Normanit dhe Kylie Jenner. ”Doja gra të ndryshme, jo vetëm repere. Doja njerëz të ndryshëm për klipin, nga modelet e deri te influencuesit. Doja me të vërtetë që videoja të ishte seksi, e pastër dhe e këndshme. Të gjitha vajzat kanë gjëra të ndryshme të cilat më pëlqejnë. Kjo është arsyeja pse zgjodha shumëllojshmëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?