Pas lajmit se është prekur nga një sëmundje e rëndë, shpërthen aktorja turke

Nebahat Çehre,  aktorja 73 vjeçare e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur me interpretimin e saj në serilain ‘Dashuri e Ndaluar’, ku aktorja luante rolin e ‘Firdefs’ ka reaguar ashpër ndaj lajmit që ishin në ballë të mediave rozë.

Në lajmet e fundit të mediave turke, thuhej se Nebahat Çehre është prekur nga një sëmundje e rëndë pak kohë më parë- Alzhaimeri.

Këto  lajme kanë nxitur aktoren të bëjë një reagim të ashpër.

Nebahat Çehre, përmes një deklarate publike, ka thënë se lajmi që ka qarkulluar gjatë ditës nuk është i vërtetë dhe ka për qëllim të dëmtojë imazhin e saj: “Të dashura media dhe të dashur miq; sot pashë fotot e mia në internet bashkë me lajmin që nuk reflekton asnjë të vërtetë brenda tij, përkundrazi, dëmton imazhin tim. Para së gjithash, më duhet të theksoj se nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë atë që shkruhet. Avokati im, Bilal Kucuksengun, i cili është në kontakt me njerëzit dhe me institucionin nga ka dalë lajmi, ka nisur procedurat e domosdoshme ligjore” – thuhet në deklaratën e aktores së njohur.

SHKARKO APP