Pas largimit nga “E diell”, Einxhel Shkira rikthehet në ekran

Moderatorja Einxhel Shkira u largua nga emisioni i saj në ‘E Diell’ vetëm një javë pas fillimit të tij edhe madje ka treguar edhe arsyen se përse është tërhequr kaq herët.

Ajo drejtonte rubrikën ‘Beauty’ por nuk ndihej vetvetja dhe nuk përshtatej me të, për këtë arsye ajo zgjodhi të largohej duke shkaktuar jo pak bujë në mediat online për vendimin e marrë.

Por normalisht moderatorja seksi nuk do largohet përfundimisht nga ekrani e madje do të rikthehet përsëri me një tjetër emision.

Ajo ka postuar në Instastory një foto të bisedës që ka zhvilluar me shoqen e ngushtë, Argjira Spancën ku edhe ka zbuluar detajin rikthimit përsëri në ekran.

“Kjo është shoqja ime, duke më mbështetur gjatë gjithë kohës! Dhe po, do rikthehem shpejt!”, shkruan moderatorja krahas bisedës.

Einxhel ende nuk ka zbuluar detaje rreth emisionit por mjafton të presim dhe pak ditë që ta zbulojmë.

 

SHKARKO APP