Pas lirimit nga policia Stresi publikon këngën e re, reperi duke “tymosur” dhe me armë
Pak ditë më parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u bë qendër të mediave pas arrestimit nga policia. Autoritetet kishin gjetur një sasi të konsiderueshme kokainë në një lokal dhe për këtë u arrestuan disa persona, ndër ta edhe këngëtari shqiptar.

Në një deklaratë Stresi u shpreh brenda qelisë që këtë lëndë narkotike e konsumonte për kënaqësinë e tij kur ishte me miqtë dhe nuk e tregtonte.
“Kokainën nuk e kam blere, une e gjeta ne lokal ku e kishin sjelle disa djem per ta pire. Me miq konsumoj droge kur gjej. Dua te me lironi se nuk kam bere asnje shkelje”, tha Stresi, raporton ‘BalkanWeb’.
Ndërkohë menjëherë sapo u lirua këngëtari publikoi këngën e tij të re. Kënga e titulluar “GTA” flet për konflikte dhe në klip shfaqen edhe armë.
KOHA JONË SONDAZH

