Pas martesës me ish-të dënuarin për sulme seksuale, Nicki Minaj ndryshon mbiemër

Në fillim të kësaj jave, reperja Nicki Minaj i dha fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj Kenneth Petty. Burime pranë ciftit thonë se Nicki, emri i vërtetë i të cilës është Onika Tanya Maraj do të njihet si Onika Tanya Maraj-Petty.

Kështu tani reperja do të dojë që të gjithë ta quajnë “Zonja Petty”, pasi është e martuar me dashurinë e jetës. Kujtojmë se ajo dhe Kenneth nisën lidhjen e dashurisë vitin e kaluar.

Ky i fundit ka vërtetuar se është i dashuruar kokë e këmbë me Nickin pasi ka bërë tatuazh emrin e saj në qafë. Ndër të tjera, Kenneth, u dënua me 4 vite burg në vitin 1995 për sulme seksuale.

Ndërsa në mes të viteve 2000, ai u dënua me 7 vite burg për vrasje.

SHKARKO APP