Pas ndarjes me Borën, Vin Veli rrëfen sa të dashura ka patur

Dj i njohur, Vin Veli u bë pjesë e mediave rozë ku u komentua për lidhjen e tij të dashurisë me Bora Zemanin, e cila përfundoi para pak kohësh.

Në një intervistë për Oktapod, ai tha se nuk kanë ndikuar negativisht lajmet në media, si dhe rrëfeu sa romanca ka patur në jetën e tij.

“Gjatë gjithë jetës kam pasur 3-4 lidhje, njëra tre vjecare. Nuk vlerësoj vetëm bukurinë, pamjen, nuk jam shumë tip materialist, tip fasade. Nuk them që më pëlqen kjo prej trupit apo pamjes. Sigurisht dëshira kanë, por duke qenë se kam pasur lidhje të mira ndoshta nuk kam patur nevojë për këtë pjesë. duke qenë se lidhja ime e parë ka zgjatur 5 vjet, edhe tjerat me radhë kanë qenë të gjata,”, tregoi ai.

Pas kësaj, Vin Veli tregoi se ka patur raste që nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka tradhëtuar në jetë, gjë për të cilën është ndjerë shumë keq.

SHKARKO APP