Pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, Luiz Ejlli befason me deklaratën e tij

Ka qenë një lajm i bujshëm që bëri ‘zhurmë’ në mediat shqiptare ai i ndarjes së Luiz Ejllit dhe vajza e Jozefina Topallit, Megit. E si për të shuar të gjitha zërat se ata të dy ishin të fejuar ka reaguar Luizi, i cili ka befasuar akoma më shumë me përgjigjen e tij.

I ftuar në emisionin radiofonik “Dasara Radio Show”, Luiz Ejlli i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Mua më kanë bërë të fejuar, të martuar e me fëmijë, po unë single jam. Po të hapësh televizorin, të lexosh gazetat, pjesa më e madhe janë thashetheme. Mediat po i ushqejnë njerëzit me këto gjëra. S’e kuptoj për çfarë e zgjasin; ‘u panë këtu, u lidh, e tradhtoi’, për çfarë ju duhen këto”, u shpreh Luizi.
/BW

SHKARKO APP