Pas ndarjes, Nora dhe Roberti fotografohen së bashku në aeroport (Video)
Në fund të verës Robert Berisha ndau me gjithë ndjekësit e tij në Instagram lajmin se martesa e tij me Nora Istrefin ka marrë fund.
Këngëtari zbuloi se shkak ishte bërë mungesa e dashurisë por pavarësisht kësaj ata të dy do vazhdojnë të jenë prindër të përgjegjshëm për Reneen e vogël.
Ndarja u duk paqësore dhe mjaft e civilizuar, aq sa çifti janë fotografuar së bashku në aeroport. ‘Prive’ ka publikuar video dhe foto të Norës dhe Robertit, të cilët nuk janë vetëm, por së bashku me Erën dhe Dj Red. Kjo mund të jetë një rastësi, ose dyshja e famshme ruajnë raporte të mira edhe pas ndarjes.