Pas Nicole Scherzinger, futbollisti i famshëm shqiptar lidhet me super-modelen
Pajtim Kasami është pa dyshim një ndër futbollistët më simpatikë shqiptarë, duke ndërtuar jo vetëm një karrriere të suksesshme, por edhe disa lidhje me personazhe të njohur botëror.
Futbollisti i skuadrës Sion në Zvicër është komentuar në media për marrëdhënien me Nicole Scherzinger dhe Angela Martinin.
Në vitin 2015 Kasami u fotografua në ishullin e Mikonos krahas këngëtares me famë botërore, por tanimë Kasami ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen Carmen Bruendler.
Ata shfaqen mjaft të dashuruar dhe shpesh publikojnë foto mjaft të bukura me njëri-tjetrin.
Një urim i bukur ka ardhur edhe nga miku i tij i ngushtë Blerim Destani, i cili ka postuar një foto në “Instagram” ku i uron lumturi me Carmen.
Blerimi shkruan: Ku ka dashuri ka dhe jetë. Urime vëlla. Gëzohem të të shoh të lumtur”.
KOHA JONË SONDAZH

