Pas një pauze 5-vjeçare, Rihanna rikthehet në muzikë
Hitet muzikore të saja dëgjohen ende sot, por ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e këngëtares Rihanna. Pas një pauze disa vjeçare nga muzika dhe nga bota e modës, së shpejti do të dëgjojmë këngë nga ajo. Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar për revistën e famshme “Vogue Italia”, përmes së cilës vjen me një pamje më ndryshe.
Rihanna është duke punuar shumë për të sjellë edhe albumin e saj të ri, i cili do të lancohet në treg pas një pauze prej afro 5 vjetësh në muzikë. Albumi i fundit i saj ishte “Anti”, i publikuar në fillim të vitit 2016.
Këngët parashikohet të jenë hite të radhës, duke pasur parasysh se Rihanna është njëra prej këngëtareve më të dëgjuara në botë. Siç është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare, projekti i ri i këngëtares i cili do të jetë albumi i saj i nëntë, pritet të titullohet “R9”.