Pas pajtimit, Selena Gomez dhe Justin Bieber pushime së bashku
Selena Gomez dhe Justin Bieber janë pajtuar sërish edhe pse ata nuk e kanë pranuar zyrtarisht. Çifti dëshiron ta mbajë larg vëmendjes së mediave historinë e bukur të dashurisë.
Edhe pse ata përpiqen të mos shfaqen në publik së bashku, paparacët apo fansat e tyre më të zjarrtë kanë fotografuar çiftin teksa futeshin në avionin e tyre privat.
Ata kanë udhëtuar drejt Washingtoni-t, për të qëndruar disa ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti nuk do të jenë së bashku për Krishtlindje, pasi Selena do i festojë me familjen e saj, dhe Justin nuk është i ftuar.
Familja e këngëtares nuk aprovon bashkimin e saj me ish-in. Nga ana tjetër familja e Justin është shumë e lumtur që ata janë ribashkuar sërish…