Pas politikës dhe Big Brother, Monika Kryemadhi në ekranin e madh të kinemasë
Në historinë e kinemasë shqiptare, boksin rrallëherë e kemi parë të rrëfehet në ekran. Për dekada, ky sport ishte pothuajse i padukshëm në Shqipëri. Gjatë periudhës së komunizmit ai ishte i ndaluar, ndërsa edhe më vonë shpesh konsiderohej një aktivitet i pazakontë për shumë familje shqiptare.
Sot, një brez i ri po e sheh ndryshe këtë sport. Ëndrra për t’u bërë kampion, për të thyer paragjykimet dhe për të ndjekur pasionin është bërë më e fortë se kurrë — një rrugëtim që të kujton historinë e boksierit Maksim Aladini.
Kjo frymë është në qendër të filmit të ri shqiptar Me Fat, i cili sjell në ekran jo vetëm historinë e një sportisti, por edhe sfidat, sakrificat dhe emocionet që fshihen pas ringut.
Një tjetër surprizë e këtij projekti është edhe përfshirja e Monika Kryemadhi në botën e kinemasë. Ajo merr pjesë në film jo vetëm si aktore, por edhe si producente, duke mbështetur realizimin e këtij projekti artistik.
“Me Fat” nuk është ndërtuar si një film komercial apo komedi e lehtë. Përkundrazi, ai është një histori që godet fort te vlerat që shpesh mbeten jashtë vëmendjes: familja, dashuria dhe pasioni për sportin.
Premiera e filmit do të mbahet më 12 mars në Cineplexx, për të nisur më pas rrugëtimin e tij në ekranet e kinemave.
KOHA JONË SONDAZH

