Pas puthjes, The Weeknd dhe Bella Hadid shijojnë Parisin
Rikthehet romanca! Pothuajse 1 muaj, pasi The Weeknd dhe Bella Hadid u kapën duke u puthur në një festë në Kanë, ata janë fotografuar duke ecur në Paris së bashku. Përveç ecjeve me duar të kapura, yjet dolën për të pirë verë në një restorant.
Për ta bërë akoma më të ëmbël, 28-vjeçari shkoi të merrte një buqetë me trëndafila të kuq për Bella. Të gjithë mendojnë se ata janë kthyer sërish bashkë, por ende nuk ka konfirmim.
Kujtojmë se The Weeknd shijoi një romancë me këngëtaren Selena Gomez, të cilën Bella e përjetoi shumë keq.
KOHA JONË SONDAZH

