Pas Rihannës, Chris Brown dhunon një femër tjetër?
Reperi amerikan Chris Brown e ka gjetur veten në një polemikë tjetër, pas publikimit të disa fotografive ku thuhet se ai po dhunonte një femër.
Në foto ai shihet me duart rreth fytit të një vajzë, por Chris po mundohet të vërtetojë se gjërat nuk janë ashtu siç duket duke thënë se thjesht po luanin.
“Faleminderit për publicitetin që më keni bërë. Ju të gjithë e dini se unë se kam bërë këtë. Nuk ka nevojë që të mbroj veten. Personat që janë aty janë miqtë e mi. Fundi i diskutimit.”
Foto ka sjellë në vëmendjen e fansave dhunën që Chris ushtroi ndaj ish të dashurës së tij Rihanna.

KOHA JONË SONDAZH

