Pas rrëmunjës në BBV2, Olta Gixhari gati për të marrë pjesë në DWTS: Taksirat

Aktorja Olta Gixhari është anëtarja e parë e konfirmuar e jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit, ”Dancing With the Stars Albania”.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë Olta Gixhari. Aktorja pjesëmarrëse edhe e Big Brother Vip2 njihet për pasionin e saj për kërcimin. Këtë herë Oltën do e shohim teksa vlerëson konkurrentët krah kryetarit Ilir Shaqiri, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

“Kam një lajm shumë të keq për ju, sikur të mos mjaftonin 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, un do të jem edhe anëtarë jurie në Dancing With The Stars, taksirat”,-shprehet Olta Gixhari në videon prezantuese.

Nga DWTS që pritet të fillojë së shpejti, ku janë konfirmuar edhe konkurrentët, por ajo që nuk keni parë akoma është spektakli që do të mbërthejë shikuesit për më shumë se 12 javë dhe ka ende surpriza.

SHKARKO APP