Pas sherrit, Mbretëreshë Letizia dhe vjehrra e saj më të lumtura se kurrë
Mbretëresha Letizia dhe vjehrra e saj, mbretëreshë Sofia janë shfaqur shumë ndryshe këtë herë në publik. Në ndryshim nga marrëdhënia e acaruar që shfaqën gjatë Pashkëve një javë më parë mesa duket nuse e vjehrrë i kanë qetësuar gjakrat.
Anëtaret e familjes mbretëtore spanjolle u fotografuan më të lumtura se kurrë, ndërsa Sofie mbante për dore dy mbesat princeshat Leonor dhe Sofie. Së bashku me mbretin Felipe, ata shkuan të vizitonin mbretin Juan Carlos në spitalin e Madridit, pas operacionit të tij në gju.
Letiza dhe vjehrra e saj Sofie fundjavën e kaluar patën një përplasje në publik dhe kjo gjë nuk i shpëtoi paparacëve.




KOHA JONË SONDAZH

