Pas shkatërrimit të makinës 300 mijë dollarëshe, sulmohet shtëpia e reperit të famshëm

Problemet për reperin Post Malone nuk do të përfundojnë për këtë vit.

Disa persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Post Malone dhe sulmuan një burrë. Ata ishin në kërkim të reperit, por ai nuk jeton më aty. Burimet zyrtare tregojnë se 3 meshkuj dyshohet se kanë thyer dritaren në mesnatën e 1 shtatorit dhe kanë hyrë në shtëpinë e tij në San Fernando. Thuhet se ka patur edhe një shtënie pistolete.

Sipas TMZ, ata bërtisnin: “Ku është Post Malone?”. Më pas ata vodhën para, bizhuteri dhe celularë me vlerë deri në 20 mijë dollarë. Të bërtiturat për emrin e Post Malone tregonin qartë se kishin shkuar për reperin, por nuk ishin informuar se ai jetonte atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se para pak ditësh reperi pati një aksident ku u shkatërrua makina e tij 300 mijë dollarëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?