Pas shumë sukseseve në muzikë, dështon Dua Lipa

Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘pushtuan’ tapetin e kuq të American Music Aëards mbrëmjen e së martës (9 tetor).

Dua ka arritur suksese të mëdha në muzikë gjatë këtij viti, por nuk arriti të shkëlqente edhe në këtë event.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë, që nuk është cilësuar veshja e saj më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e artistëve të veshur më keq në këtë event, renditet edhe bukuroshja shqiptare. Pas saj janë edhe këngëtarë të tjerë të njohur si Post Malone apo Heidi Klum.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Dua u shfaq në skenë duke performuar këngët “One Kiss” dhe “Electricity”. Kjo ishte e vetmja gjë që u komentua pozitivisht për Duan, përfshirë ngjyrën e verdhë neon që kishte në thonj.

Shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha që u shfaq me fustan gri e të zi me temina u komentua për mirë. Ndërsa Rita Ora që ishte edhe prezantuese e këtij eventi mori shumë komplimente për fustanin e zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?