Pas skandalit të tradhtisë, basketbollisti thyen heshtjen në rrjete sociale

Tristan Thompson, i dashuri i moderatores Khloe Kardashian që u përfshi në skandalin e tradhtisë një ditë para se të bëhej baba është rikthyer në Instagram. Ka kaluar një muaj që nga videot që pushtuan mediat, ku dukej hapur si Tristan po puthej me dy femra në një klub.

Pasi mirëpriti vogëlushen e tij True, ai vendosi të qëndrojnë në heshje. Këtë herë ka vendosur të rikthehet me postime, pa përmendur dramën apo faktin që është bërë baba për herë të parë. Fokusi i tij ishte profesioni, basketbolli the ndeshja e fundit ku u shpallën fitues. Pati shumë reagime nga ndjekësit e tij, ku shumë i përmendnin skandalin, ndërsa të tjerë thonin se ai po kujdeset për jetën e tij profesionale, prandaj nuk duhet gjykuar.

Kujtojmë se motra e Khloe, Kim Kardashian foli në një intervistë për Ellen, duke thënë se nuk do ta gjykojë veprimin e tij, pasi vogëlushja e tij do rritet një ditë dhe nuk do ta dëgjojë tezen, duke folur keq për babain.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://instagram.com/p/BiK77FcA-a1/?utm_source=ig_embed

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?